Osmani: Asnjë votë e jona nuk do të shkojë për Haradinajn e as Veselin

Aktuale July 28, 2017 - 19:29

Deputetja e zgjedhur Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, beson se asnjë votë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk “do të rrjedhë” për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sipas saj, nuk do të votohet as Kadri Veseli si kryeparlamentar.

“Asnjë votë e koalicionit nuk do të shkojë as për Ramushin e as për Kadri Veselin”, ka thënë Osmani pas regjistrimit si deputete e Kuvendit të Kosovës,  raporton Ekonomia Online.

Ajo ka shtuar se LDK-ja unanimisht ka vendosur që të mos votojë PAN-in.

Ajo ka thënë se vetëm pas 3 gushtit mund të deklarohet për secilin vendim dhe deklaratë të deputetëve të LDK-së.

“Deklarimet e PAN-it janë deklarime të një plani të dështuar…”, ka thënë ajo.