PAN-i i bindur: 3 gushti, ditë feste- Haradinaj i ka votat

Aktuale July 28, 2017 - 21:04

Përderisa seanca e 3 gushtit po afrohet, koalicioni PAN vazhdon të deklarojë se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë në RTK se 3 gushti do të jetë ditë feste për Kosovën, dhe sipas saj vullneti i qytetarëve do të shkojë në vend.

Edhe anëtari i AAK-së, Halil Matoshi ka thënë se kjo çështje është në duart e liderëve të partive politike, por që sipas tij deri në momentet e fundit edhe partitë mund t’i bashkohen koalicioni PAN.

“Nuk du me e lodh veten me vota, kjo është çështje e liderëve”, tha Matoshi.

“Gjërat deri në fund mund të ndryshojnë. Negociatat me LDK-në dhe AKR-në do të vazhdojnë deri në momentet e fundit”, shtoi ai.

Kurse Fatmir Kollçaku nga VV-ja, tha se koalicioni PAN deri më tani i ka vetëm 39 vota.