Vuçiq befason me këtë deklaratë për Kosovën!

Aktuale July 28, 2017 - 22:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përkrahur idenë e akademikut serb, Dushan Kovaçeviq i cili kishte thënë se Serbia nuk duhet t’ia lejojë vetes që të hyjë në një luftë të re me Kosovën.

Presidenti serb ka thënë se thirrja e tij për dialog të brendshëm rreth Kosovës, është mirëpritur në Serbi, duke thënë se ai dialog veç se ka nisur.

“Ju e shihni se ne kemi pasur suksese, të gjithë janë duke folur për dialogun. Ky dialog i brendshëm vetëm sa ka nisur, dhe për të kanë folur shumë njerëz serioz si Dushan Kovaçeviq, por edhe shumë tjerë. Ideja është pritur mirë”, ka thënë Vuçiq për RTS, transmeton lajmi.net

“Ky dialog është i përgjithshëm social, i cili duhet të ndahet në qarqe të shumta, ne përpiqemi për të zgjidhur problemet e sotme, dhe për t’i lënë të qetë fëmijët tanë nëser”, tha presidenti serb.

LEXO EDHE: 'Nuk ka Serbia fëmijë për luftë të re me Kosovën, do të ishte fundi ynë'

“Të gjithë njerëzit në Serbi duhet të kuptojnë se nuk duhet t’i lejojmë problemet e njejta për fëmijët, dhe nëse ato mbesin nuk do të zgjidhej asgjë. Vendi gjithmonë duhet të kërkoj zgjidhje, dhe shteti ynë do t’i zgjidhë ato, përndryshe do të ishte mungesë të përkushtimit për zgjidhjen e problemeve”, përfundoi Aleksandar Vuçiq.

“Ne kishim një luftë e cila ndau Jugosllavinë. Mbi 100 mijë të vrarë dhe milionë të zhvendosur. E pra për çka ka nevojë këtu edhe një luftë? Ejani të negociojmë për një ndryshim të mençur dhe ti mbrojmë interesat tona”, kishte thënë akademiku serb, Dushan Kovaçeviq.