Nga nesër Kosovën e pret i nxehtë përvëlues, do të zgjasë më shumë se 1 javë (Foto)

Aktuale July 29, 2017 - 21:48

Nga dita e nesërme (e diel), vendi ynë do të përfshihet për më shumë se një javë nga një valë e motit ekstrem të nxehtë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në Kosovë, nesër temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë celsius, derisa mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve tjera, raporton lajmi.net.

Të hënën po ashtu temperaturat do të arrijnë në 34 gradë celsius, me minimalen 16 gradë.

Moti kaq i nxehtë në vendin tonë dhe në rajon do të mbizotëroj deri të hënën e 7 gushtit.

Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës, nesër mund të ketë vranësira të lehta, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. 

Image