Milaim Zeka: Çfarë faji ka në këtë mes Albulena Haxhiu?

Aktuale July 29, 2017 - 22:49

Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka shkruar rreth debatit të ashpër që është zhvilluar dje në RTK, ndërmjet përfaqësuesve të partive politike në vend.

Ai i ka dalë në mbrojtje deputetes sw VV-së,  Albulena Haxhiut, pasi zyrtarë të PDK-së iu vërsulën pas një shkrimi që burri i saj i kishte drejtuar në Facebook deputetes Blerta Deliut, pas atij debati.

Zeka thotë se në këtë rast nuk duhet të sulmohet Haxhiu, pasi ajo nuk është përgjegjëse për atë se çka shkruan ndonjë familjar i saj.

Ja shkrimi i plotë:

Mbreme, pjeserisht e kam percjellur debatin e dy deputeteve ne RTK. Njera e PDK se, tjetra e VV/se. Te dyjat flisnin si militante te partive, prandaj edhe kalova tek Bang/bang.

Pas debatit, burri i Albulena Haxhiut e paska fyer rende, madje edhe kercenuar, deputeten Blerta Deliu. Shume keq nga ana e tije, ama hiq nuk po e kuptoje se çfare faje ka ne kete mes deputeteja – Albulena Haxhiu?!

A mendoni ju qe nese une shkruaje, ose theme diçka te keqe, automatikisht po u dashka me ma sha gruane?!

Valla shoqeri talibane jemi bre? Besoni edhe Afganistani na ka lakmi per do budallaki!!!