LDK emëron Avdullah Hotin për shef të Grupit Parlamentar

Aktuale August 01, 2017 - 19:27

Kryesia e LDK-së ka mbajtur sot një mbledhje ku ka diskutuar rreth seancës konstituive që do të mbahet ditën e enjte me 3 gusht.

Nënkryetari i LDK së Agim Veliu ka përsëritur  qëndrimin e LDK së, duke thënë se në mbledhje u vendos edhe një herë që LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të kuvendit, shkruan arbresh.info

“Në mbledhjen e sotme Ne kemi vendos për shefin e grupit parlamentar  të LDK së. Dhe kemi vendosur edhe një herë se deputetët e  LDK-së nuk do të votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit” tha Veliu.

Burime të gazetës “Zëri”, mësojnë se Avdullah Hoti është zgjedhur nga kjo parti që të jetë shef i grupit parlamentar LAA.

Hoti ishte  edhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion, mirëpo ai dhe LAA nuk fituan votat e mjaftueshme që të dalin të parët në zgjedhjet e 11 qershorit në mënyrë që të kenë të drejtën për formuar qeverinë./Zeri/