Isa Mustafa: Vizitat në Familjen Rugova janë gjithmonë të mira
I pari i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar lidhur me vizitën që pati sot në familjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës. Ai poashtu ka reaguar ndaj një portali që sot ka shkruar që Mustafa ka dështuar të takohet me deputeten e zgjedhur, Teuta Rugovën.
Ai ka thënë se vizitat në këtë familjë janë gjithmonë të mira, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa ka kundërshtuar zërat që e lidhën vizitën e tij me ndikimin në votën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugovës.
Ai ka thënë se zërat që e quajtën këtë takim të dështuar dhe që vizita e tij erdhi si “kundërpërgjigje” e asaj s që i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, pati në familjen Rugova, janë thjesht “përpjekje e dëshpëruar për të mbjell huti në opinion”.
LEXO EDHE: Zgjidhet shefi i Grupit Parlamentar të LAA’së në legjislaturën e re.
“Si gjithherë, pata kënaqësinë që sot të vizitoj Familjen Rugova, ku ishin prezent zonja Fanë, Teuta dhe anëtarët e tjerë të Familjes.Vizitat në Familjen Rugova janë gjithmonë të mira”, ka shkruar Mustafa.