Shukri Buja jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK
Aktuale
August 02, 2017 - 19:30
Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Shukri Buja ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, nga kryesia e PDK-së dhe po ashtu nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjan.
Buja e ka konfirmuar këtë për KosovaPress, ku ka shpjeguar se tani është vetëm anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i ka bërë të ditura në një letër pesëfaqëshe që ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesisë së partisë.
Buja ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Ai shihej si kandidati më i mundshëm për t’i fituar zgjedhjet në Lipjan.