Lladrovci përcjell nga afër lokalizimin e zjarreve në Drenas (VIDEO)

Aktuale August 02, 2017 - 22:28

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke vëzhguar nga afër zonat e prekura nga zjarri si pasojë e temperaturave të larta në disa fshatra të kësaj komune.

Në një komunikatë bëhet e ditur që edhe në këto orë të vona, Lladrovci gjendet bashkë me zjarrëfikësit në tentim të shuarjes së zjarreve në disa lokacione të fshatrave të kësaj komune.

Tutje në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Dreansit thuhet:

”Edhe në këto orë të vona, zjarrfikësit po bëjnë luftë me zjarrin për ta lokalizuar. Me ta po qëndron edhe kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci. Për shkak të motit të nxehtë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe vështirë për t’ u lokalizuar,megjithatë, zjarrfikësit nuk janë duke u ndalur”.

Pasditen e së mërkurës, në fshatin Godanc, përkatësisht afër Guri i Plakës, është raportuar për një zjarr në malet e kësaj zone. Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë zjarrfikësit e Komunës së Drenasit dhe Policia. Shiko videon KETU.