Blick: Kështu parkojnë ‘Shacit’ veturën e tyre prej 250 mijë franka në Kosovë (Foto)

Aktuale August 10, 2017 - 23:05

E përditshmja zvicerane “Blick”, në një shkrim të saj ka shkruar për fenomenin e thirrjes së mërgitmarëve kosovarë “Shaci” në Kosovë. Përtej kësaj, “Blick” ka përshkruar edhe fenomenin tjetër që “Shacit” vijnë në Kosovë me vetura të shtrenjta.

E, një prej shembujve konkret, “Blick” ka marr 22 vjeçarin Blendian Rushiti i cili jeton në Emmen. Gjatë pushimeve në Kosovë, Rushiti ka parkuar veturën e tij në trotuarin e një restoranti.

“Ata i donë veturat e mëdha dhe vdesin që të krekosen gjatë pushimeve në Kosovë. Zviceranët me prejardhje kosovare, quhen “Shaci” në Kosovë . Një prej tyre është Blendian Rushiti, I cili parkoi veturën e tij Mercedes G 500 4x4 prej 250 mijë franka para restoran Gizzi Grill në Prishtinë", shkruan Blick, transmeton zeri.info.

Megjithatë, i kontaktuar nga “Blick”, Rushiti ka thënë se kjo ka qenë një shaka dhe se pronari i restorantit ka qenë paraprakisht i njoftuar për këtë. /Zeri./

Image