'Institucionet do t'i formojmë më 24 gusht, Haradinaj do të votohet në rundin e parë' (Video)

Aktuale August 16, 2017 - 20:55

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, ka shprehur bindjen se me 24 gusht do të formohen institucionet e vendit.

Beqaj ka thënë se janë bërë shumë debate dhe biseda ndërmjet aktorëve politikë, të cilat kanë orientim pozitiv për vendin.

“Ne jemi të bindur që kur koalicioni PAN e propozon Veselin për kryetar të Kuvendit, do t’i kemi votat", ka thënë Beqaj në RTV Dukagjini.

"Ne po flasim për konsultime të gjëra politike. Besoj që është e rëndësishme të kuptohet se deputeti është i lirë të marrë vendime individuale, sepse votuesit ia kanë dhënë besimin", është shprehur ai. 

"Nuk lejohet maltretimi i deputetëve dhe shtyrja e tyre për qëndrime të tilla”, ka theksuar Beqaj.