Qehaja tregon arsyet përse Kosova nuk mund të anëtarësohet sivjet në INTERPOL

Aktuale August 16, 2017 - 21:23

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja, ka thënë se gjasat që Kosova të anëtarësohet sivjet në INTERPOL janë minimale dhe se sipas tij, çdo manipulim në këtë drejtim duhet dhënë llogari, përcjell “Zeri.info”.

Qehaja këto vlerësime i ka dhënë pasi që siç është shprehur ai, po ka shumë kërkesa dhe huti në qarqe intelektuale dhe mbase edhe ne popullatë.

Qehaja ka thënë se, arsyeja përse e Kosova e ka vështirë që këtë vit të pranohet në INTERPOL është Palestina, pasi që siç është shprehur ai, shtetet të cilat përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë kundër Palestinës e cila ka rastis që të jetë në agjendën e njëjtë për votim me Kosovën.

“Përderisa Kosova gjendet në një listë të votimit me Palestinën mundësitë për përkrahje janë minimale dhe këtë duhet thënë troç”, ka shkruar ndër të tjerash Qehaja në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i Qehajës:


Miq,

Po e jap nje vlerësim objektiv lidhur me rrugën e Kosovës për në INTERPOL.

Kjo pasi që po ka shumë kërkesa dhe huti në qarqe intelektuale dhe mbase edhe ne popullatë:

Gjasat që Kosova të anëtarësohet sivjet janë minimale dhe çdo manipulim në këtë drejtim duhet dhënë llogari.

Kjo për një arsye mbase të vetme: shtetet të cilat përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë kundër Palestinës e cila ka rastis që të jetë në agjendën e njëjtë për votim me Kosovën.

Përderisa Kosova gjendet në një listë të votimit me Palestinën mundësitë për përkrahje janë minimale dhe këtë duhet thënë troç.

Tani se a do të kemi gjasa sikur nuk do të ishim në një listë bashkë apo edhe vitin tjetër, mund të ju them se përkrahja ndërkombëtare është shume e fuqishme dhe shumë më e vendosur se sa në UNESKO.

As Rusia dhe as Serbia nuk do të mund ta ndal anëtarësimin e Kosovës sepse argumentet profesionale janë në favor absolut të bashkëpunimit të sigurisë në një botë ku sfidat globale të sigurisë janë asimetrike dhe tejet komplekse.

Pra ti ulim pritjet dhe thjesht të vlerësojmë në mënyrë objektive.