Ndizet debati në Serbi pas deklaratave të Jovanoviqit për Kosovën e Daçiqin

Aktuale August 16, 2017 - 21:39

Zëvendëskryetari i SPS-it, partisë së Ivica Daçiqit, Branko Ruzhiq, beson se qëndrimi lideri i LDP-së Çedomir Jovanoviq, mbi idenë e Daçiqin rreth ndarjes së Kosovës, është i turpshëm dhe çnjerëzor.

Ai ka thënë se qëndrimi i Ivica Daçiqit ishte tipik i një burrë shteti dhe politikisht i mençur.

LEXO EDHE: Jovanoviq: Mbylljani gojën Daçiqit, të mos flas për ndarjen e Kosovës

Ruzhiq tha, se është e qartë se mentorët e Jovanoviqit, prej të cilëve është Thaçi, Haradinaj, Kurti ose “liderët e tij të shtetit të vetëshpallur”, nuk e kuptojnë “frymën e kohës” në arenën politike globale dhe faktin se stabiliteti politik dhe normalizimi i marrëdhënieve në rajon kërkon guxim politik dhe vizion, transmeton lajmi.net.

Udhëheqësi i LDP-së, Çedomir Jovanoviq më parë në një deklaratë kërkoi që presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq duhet t’ia “qepin gojën” Ivica Daçiqit dhe kështu të ndalohet promovimi i ndarjes së Kosovës.