Nuk ka më transport publik pa pagesë në Prishtinë (Video)

Aktuale August 16, 2017 - 22:53

‘Trafiku Urban’ ka vendosur që të gjithë të paguajnë për transportin në autobusët publik.

Por pas kundërshtimeve të organizatave të ndryshme, është arritur pajtim që disa kategori, si veteranët e luftës apo pensionistët, të paguajnë bileta më të lira.

Në vitin 2014, ‘Trafiku Urban’ kishte vendosur që jo të gjithë të jenë të liruar nga pagesa e biletës për qarkullim me autobusët publikë në kryeqytet.

Por ky vendin nuk është zbatuar asnjëherë. Megjithatë, tani ‘Trafiku Urban ka vendosur ta zbatojë.

Kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban-Halil Mustafa, tha se këtë vendim e ka mbështetur duke e bazuar në rregulloren e brendshme të trafikut urban.

Në fillim, me vendimin e trafikut urban që të gjithë të paguajnë biletë, nuk pajtoheshin veteranët e UÇK-së.

Por pas ankesave, është vendosur që ata të ndahen në kategori, duke bërë që disa të lirohen, e disa të paguajnë më pak. Me këtë është pajtuar edhe Organizata e veteranëve të luftës.

Hysni Gucati, nga Organizata e Veteranëve të Luftës(UÇK), tha se kanë pasur ankesa nga veteranët të luftës “Para 3-4 muakve kemi pas numër t`hatashem të ankesave, por 3 muajt e fundit nuk kemi marrë asnjë ankesë prej veteranëve për trafikun urban.

Që 15 ditë jam i njoftumm që është marrë një vendim që të lirohen veteranët e luftës nga pagesa”, tha ai.

Ndërkohë, sipas vendimit të Trafikut Urban, përveç veteranëve, edhe pensionistët duhet të paguajnë gjysmën e biletës, që do të thotë 20 centë. /rtk/