AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri

Aktuale August 16, 2017 - 23:25

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik nga gazetarit Parim Olluri.

Përmes një njoftimi për media AGK ka kërkuar nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasi që sipas AGK-së sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasi që sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.

Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK.

AGK do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.