Politikanët e Maqedonisë me letër ngushëlluese për familjen Rexhepi

Aktuale August 21, 2017 - 21:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot dërgoi letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me pikëllim të madh e pranova lajmin e hidhur për ndërrimin jetë të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi. Ndarja e hershme nga jeta e mjekut, politikanit, personalitetit të shquar i cili me përkushtimin e tij për demokracinë dhe lirinë la gjurma të pashlyeshme është një humbje e madhe dhe mungesa e tij do të ndjehet. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Prehu në paqe, i nderuar!”, thotë Xhaferi në letër ngushëllimin.

Zëvendëskryeministri i RM-së, Hazbi Lika përmes së ngushëllimit keqardhjen e tij për vdekjen e kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Bjram Rexhepi.

‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e kryeministrit të parë dhe veprimtarit të dalluar të Kosovës”, Bajram Rexhepi.