Faton Topalli kandidat për kryetar të Ferizajt nga Vetëvendosje

Aktuale August 21, 2017 - 21:15

Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar deputetin, Faton Topalli për kryetar të Komunës së Ferizajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se deputeti Faton Topalli e ka marrë përkrahjen e aktivistëve të Qendrës së Ferizajt për të qenë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 22 qershorit.

“Deputeti Faton Topalli e ka marrë përkrahjen e aktivistëve të Qendrës së Ferizajt për të qenë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit. I urojmë të gjithë aktivistët pjesëmarrës të këtij procesi. Z. Topalli i urojmë suksese në garën për kryetar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Image