Berisha tregon pse Holanda kërkon rikthimin e vizave

Aktuale August 21, 2017 - 21:24

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook”,  ka reaguar lidhur me raportin e qeverisë holandeze për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Berisha ripublikon raportin ndërsa nuk kursen ironinë për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë ‘Noriegën më të madh të Tiranës’.

Ai gjithashtu thekson se “qeveria holandeze kërkon rikthimin e vizave dhe kontrollon edhe Ramen si person të dyshuar”.

“Per Noriegen, me te madhin e Tiranes dhe Ditziun e tij! Ja pse qeveria hollandeze kerkon rikthimin e vizave dhe kontrollon edhe Ramen si suspekt!! Te dashur miq, ne raportin e saj per rikthimin e vizave per shqiptaret, qeveria hollandeze ben publike arsyet e kesaj kerkese. Ne kete raport shkruhet:

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli”, dhe se “pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e viteve te fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen!”

Miq, Shqiperia eshte keshtu vendi i pare per te cilen nje vend anetar i BE kerkon rikthimin e vizave nderkohe qe Hollanda ishte vendi i vetem i BE qe nuk dergoi ekip per verifikimin e arritjes se kritereve per heqjen e vizave pasi ishin te bindur se Shqiperia i kishte plotesuar ato!

Kurse tani, jo vetem kerkon kthimin e vizave por kontrollon edhe kryeministrin e Noriegen e Shqiperise si suspekt?!?!” – shkruan Berisha.