Vuçiq: Edita Tahirin një herë e kam nxjerrë jashtë nga një takim në Bruksel
Aktuale
August 22, 2017 - 21:50
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka thënë sonte se njëherë e ka nxjerrë jashtë nga një takimin ministren e Kosovës për dialog në detyrë Edita Tahirin.
I pyetur për deklaratën e Edita Tahirit se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, Vuçiq, siç përcjell FoNet, ka thënë se nuk mund t’i komentojë deklaratat e saj , sepse, siç u shpreh, komentimi humb çdo kuptim.
“Një herën Bruksel asaj i kam thënë të dalë jashtë dhe ajo është detyruar të dalë sepse nuk kam dashur ta vazhdoj bisedën”, ka treguar Vuçiq.