Lista Srpska paraqiti kandidatët për kryetarë komunash
Aktuale
August 22, 2017 - 23:01
Kandidatë e Listës Srpska për kryetarë në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë, në KQZ kanë paraqitur kandidaturat e veta.
Kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, i cili është kandidat për Mitrovicën Veriore, i ka thënë rts-së kandidatët në listë janë “njerëz të guximshëm, të përgjegjshëm e të ndershëm “.
Pos Rakiqit , kandidat për kryetar janë Sërgjan Popoviq në Graçanicë, Dragan Petkoviq në Partesh, Strahinja Spasiq në Kllokot, Gradimir Mikiq në Ranillug, Svetislav Ivanoviq në Novo Bërdë , Zoran Todiq në Leposaviq, Vuçina Jankoviq në Zveçan dhe Stevan Vuloviq në Zubin Potok.