Alternativa e Dedës dhe Kusarit garon me pesë kandidatë për kryetarë komunash

Aktuale August 23, 2017 - 00:34

Njëri prej drejtuesve të Alternativës, Ilir Deda, tha se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, partia e tij do të garojë në pesë komuna për kryetar.

Sipas tij, Alternativa do të garojë për kryetar të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Vushtrrisë.

Deda theksoi se koalicioni në nivel qendror nuk është përkthyer në koalicion në nivel lokal.

“Të gjithë kanë garuar ndaras”, theksoi ai.