Gecaj: A i ka ujku (PAN-i) numrat?

Aktuale August 23, 2017 - 21:02

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka pyetur nëse PAN-i i ka numrat për krijimin e institucioneve.

Ai ka ironizuar me deklaratat e zyrtarëve të PAN-it, se i kanë numrat, të cilat i ka krahasuar me një tregim.

“Sigurisht se ju kujtohet tregimi i djaloshit i cili në vazhdimësi mashtronte fshatin me britmën “është ujku, është ujku”. Pas një kohe – vazhdon tregimi - edhe ardhjes së vërtetë të ujkut nuk i besonte më kush”, ka shkruar Gecaj.

Ky është postimi i plotë:

Sigurisht se ju kujtohet tregimi i djaloshit i cili në vazhdimësi mashtronte fshatin me britmën “është ujku, është ujku”. Pas një kohe – vazhdon tregimi - edhe ardhjes së vërtetë të ujkut nuk i besonte më kush. Tash sa kohë i dëgjojmë klithjet “i kemi numrat – s’i kemi numrat”, “shkojmë në seancë, s’shkojmë në seancë”! Edhe po ti bënte “ujku numrat” tanimë askush nuk do ti besonte më. Në të vërtetë as që i duhen ata numra askujt. Apo thënë ndryshe ujku do të vinte mu nëse bëhen ata numra. Shpresojmë të shpëtojmë nga gënjeshtra.