Jashari: Nuk e kisha të lehtë të marrë këtë vendim (Video)

Aktuale August 23, 2017 - 21:23

Kandidimin e Jasharit e mirëpritën qytetarët e Skenderajt dhe PDK

Djali i dëshmorit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, ka folur për herë të parë për media pas vendimin të tij, për të garuar si kandidat i pavarur për kryetar të komunë së Skenderajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Vendimin e Bekimit, e kanë mirëpritur edhe qytetarët e Skenderajt dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila i ka fituar të gjitha zgjedhjet lokale në këtë komunë, por ka vendosur që mos ketë kandidat fare në shenjë respekti për familjen Jashari. /21Media/