Diplomatët serbë nisin kthimin në Shkup të enjten

Aktuale August 23, 2017 - 23:43

Diplomatët serbë do të fillojnë të kthehen në Ambasadën në Shkup të enjten.

Më pas zëvendëskryeministri dhe Minsitri i Jashtëm, Ivica Daçiq dhe pala maqedonase, me Nikola Dimitrov do të takohen të premten për të nisur zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura më synim përmirësimin e marrëdhënieve miqësore në mes të dy shteteve dhe kombeve, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë bërë me dije se pas një bisede telefonike mes Daçiq dhe Dimitrov, rikthimi i stafit në Ambasadën në Shkup do të nisë që nesër, kurse edhe rikthimi i ambasadorit serbë është paralajmëruar se do të bëhet me 31 gusht.

Takimi mes dy palëve do të zhvillohet në qytetin e Nishit.