Baxhaku i LDK-së: Nuk e shikoj 'Lirinë' në futboll, ka rënë cilësia

Aktuale August 23, 2017 - 23:54

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku në një intervistë në Interaktiv të KTV-së ka folur për planet e tij në këto zgjedhje dhe për Prizrenin në rast se do të fitonte.

I pyetur për programin e tij, si dhe për diskutimet e fundit për nevojën e ndërtimit të xhamisë në Kala, ai ka thënë se personalisht nuk ka asgjë kundër ndërtimit të xhamisë, por para se të ndodhë kjo duhet të ketë një koordinim dhe të konsultohen të gjitha ligjet për trashëgiminë.

“Në qoftë se nuk ka ndonjë problem nga aspekti i trashëgimisë, i ligjit për rregullimi e territorit, pse jo të mos ndërtohet xhamia. Besoj se sigurisht do të jetë një xhami e vogël e cila nuk do të shërbej për rite fetare. Personalisht nuk jam kundër” ka thënë Baxhaku.

Ai ka thënë se prioritet i tij do të jetë edhe kultura e sporti, ndërsa i pyetur nëse shkon të shikoj ndeshje futbollit të Lirsë në stadium, ai ka thënë “se jo edhe aq pasi ka rënë shumë kualiteti dhe infrastruktura e dobët”./Zeri/.