Mimoza Kusari flet për marrëveshjen PAN-AKR

Aktuale August 28, 2017 - 20:01

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, thotë se lajmi rreth një marrëveshjeje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së është i rremë.

E ftuar në 21 Live News të RTV21, Kusari-Lila tha se mendon që ky është një lajm i rremë.

“Unë personalisht sot kam qenë në kontakt me zotin Pacolli, ai gjendet në Zvicër, përveç nëse i gjithë PAN-i ka shkuar në Zvicër te zoti Pacolli ka mundur të arrihet marrëveshja… Është lajm i cili prezantohet në media për të krijuar huti apo për të mbajtur gjallë këtë stresin që po krijohet në opinion, se PAN-i ka shanse të formojë Qeverinë”, tha Kusari-Lila, shkruan rtv21.tv.

Ajo gjithashtu e konsideron joserioze deklaratën e kandidatit të PAN, Ramush Haradinaj se deri në fund të javë mund të ketë seancë.

“Shumica e udhëheqësve politikë dhe deputetëve janë jashtë vendit ose kanë shkuar për pushime”, ka shtuar ajo.

Kusari-Lila ka treguar se është në kontakt me zv/presidentin e AKR-së Korab Sejdiun për të caktuar kohën dhe vendtakimin për tryezën e përbashkët midis LAA-së dhe Vetëvendosjes