Meda i bënë bashkë PAN-in dhe Vetëvendosjen (FOTO)

Aktuale August 28, 2017 - 21:58

Një aheng i Medës i ka bërë bashkë dy rivalë politikë: PAN-in dhe Vetëvendosjen.

Politikanë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe nga Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po argëtohen bashkë në një aheng të organizuar nga këngëtari i mirënjohur Meda.

Kryetari i Prishtinës, njëherësh zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti; deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Rasim Selmanaj; deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka; dhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, janë ulur në një tavolinë në synetllëkun e djemve të Medës.

Zeka i PAN-it ka publikuar dy fotografi nga ahengu në llogarinë e tij në Facebook, duke bërë shaka me çështjen e votave për formimin e institucioneve.

“Edhe sonte kemi ra ne hall: dy me dy! Nuk po i kemi votat. Rexhes po i tham hajde me ne, Shpendi po thote duhet me mendu, Rasimi po ju thote s keni çka me mendu, une po ju them qysh po e shoh Ramushin te gezueshem, garant i ka siguru numerat…
Te gjithe po knaqemi te Meda ne Feste familjare”, ka shkruar Zeka.

Image