Lekaj: Hesapet politike nuk duhet të marrin si mbiemër dhunën fizike

Aktuale August 28, 2017 - 22:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka dënuar sulmin fizik ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Ai ka thënë se çështjet politike asnjëherë nuk duhet të zgjidhen me dhunë fizike.

“Në traditën shqiptare, nuk qohet dorë në femër. E dënueshme, i papranueshëm akti i sulmit ndaj zonjës Stavileci. Drejtësia duhet një orë e me përpara të bëjë zbardhjen e këtij rasti aspak të hijshëm për shoqërinë tonë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

“Ne jemi shoqëri me tradita dhe aktet e tilla s’duhet të zënë vend në mesin tonë. Hesapet politike nuk duhet të marrin si mbiemër dhunën fizike. Me lutjet që familja Stavileci, zonja Vitore të marrin veten nga ky sulm i ultë, edhe njëherë shprehë indinjatën time për këtë rast”, thuhet në shkrimin e Lekajt.