Haziri: Pacolli në PAN, i vdekur politikisht (Video)

Aktuale August 29, 2017 - 20:08

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë një interviste në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka thënë se në rast që partneri i tyre, AKR, kalon në koalicionin PAN, atëherë ata do të jenë “të vdekur politikisht”.

Megjithatë, Haziri thotë se kreu i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli, po i përmbahet koalicionit me LDK-në.

“Nuk besoj që ka asnjë vullnet dhe asnjë motiv që ai të bëjë ‘salto mortale’ në politike, i bije që politikisht, pra veprimi politike që e kthen gjendjen në të kundërtën, por që politikisht mund të quhet veprim vdekjeprurës. Edhe ‘Alternativa’ e ka njëjtë, edhe LDK e ka njëjtë, nuk është vetëm për AKR-në”, tha ai./RTV Dukagjini