Limaj: S’ka dilema se Haradinaj do të jetë kryeministër

Aktuale August 29, 2017 - 20:58

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një intervistë dhënë në emisionin "Intervista me Blerimin" në RTK tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të pjekët politikisht.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një intervistë dhënë  Intervista me Blerimin në RTK tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të pjekët politikisht.

Sipas tij, vendi do ta ketë qeverinë, por siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi. Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejtë t’i krijojë  institucionet.

"Na duhet ende që ta bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet", tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesën ë deklarimet tona , dhe se kur mesazhi nuk duhet të kalojnë në manipulime.

Bllokues politik tha janë të gjitha partitë politike, e në veçanti tha ata që kanë fituar m ë së shumti. Tri partitë kryesore që janë në koalicion  kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale, deklaroi Limaj në RTK.

 Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK të vendos se k,ush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.

Skena politike tha asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit të sivjetmë. Limja tha se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dal si koalicioni i parë .

Ai tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor. Ai tha se s’ka dilema që qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj.