Rama: Vendimi i parë i Qeverisë, 2018-ta shpallet 'Viti i Skënderbeut'

Aktuale August 29, 2017 - 21:26

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se “vendimi i parë i qeverisë së re do të jetë shpallja e vitit 2018, si ‘Viti i Skënderbeut'”.

Në përfundim të takimit informal me kabinetin e ri qeveritar, që u organizua përgjatë dy ditëve (28-29 gusht) në Vlorë, kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se viti 2018 do të shpallet “Viti i Skënderbeut”.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 – VITI I SKENDERBEUT”, shkruan Rama.