Lekaj: Bisedimet LDK - LVV, lojëra politike

Aktuale August 29, 2017 - 22:16

Bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së synojnë zvarritjen e institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale, thotë Pal Lekaj.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Pal Lekaj, ka treguar se deri të formimi i qeverisë së re janë ditët e numëruara.

Në një intervistë për 'Epokën e Re', ai ka shprehur bindje se në javën e ardhshme do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, marrëveshja me AKR’në për këtë çështje është shumë afër.

Lekaj ka folur edhe për bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së.

Ai ka vlerësuar se këto bisedime ndërmjet këtyre dy partive janë lojëra politike që kanë për qëllim zvarritjen e institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale.