Zaev rikthen tarifën e lirë të energjisë elektrike për qytetarët

Aktuale August 29, 2017 - 22:25

Qeveria e Zoran Zaev ka kthyer tarifën e lirë të energjisë elektrike për qytetarët. Nga 1 tetori, çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 16:00 të gjithë qytetarët do mund ta shfrytëzojnë energjinë elektrike me tarifën e lirë.

Kjo tarifë vlen edhe nga 22:00 deri në 07:00 çdo ditë dhe 24 orë ditën e diel.

“Gënjeshtra janë deklarimet e VMRO-DPMNE-së se kthimi i tarifës së lirë do të rriste çmimin e enrgjisë elektrike. Qytetarët të jenë të vëmendshëm. As për momentin, e as në të ardhmen nuk do të ketë asnjë lloj rritje të çmimit të energjisë elektrike”, njofton LSDM.

Kthimi i tarifës së lirë ditore të rrymës do të bëhet i mundur përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive dhe punës së përgjegjëshme dhe efikafe të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO.

“Me shfrytëzimin e tarifës së lirë dhe asaj të fundjavës qytetarët do të kenë mundësi të kursejnë, të kenë fatura më të ulëta të energjisë dhe do t’u mbeten më shumë para në buxhetin familjar. Kjo është vetëm një nga masat që mundësojnë kthim të më shumë parave te qytetarët, ulje të shpenzimeve për jetesën dhe buxhet familjar më të madh”, thuhet në deklaratën e LSDM.