Mërgimtari sjell katër autoambulanca për Spitalin e Skënderajt (Video)

Aktuale August 30, 2017 - 21:11

Një mërgimtar që punon e vepron në Suedi, përveç që ndihmon familjen e tij, po kujdeset edhe për bashkëqytetarët.

Ai, ka sjell nga vendi i largët disa autoambulanca për Qendrën Spitalore në Skenderaj, njofton Klan Kosova.

Blerim Selimi, i cili punon në një institucion shëndetësor në Suedi, thotë se duke parë gjendjen e autoambulancave në Qendrën Spitalore në Skenderaj ndërmori iniciativën për sjelljen e autoambulancave në Kosovë.