SHBA-të kundër çdo lloj dhune, i urojnë shërim Vitores
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka dënuar dhunën e ushtuar ndaj bashkëshortes së ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.
Ambasadori ka vizituar Stavilecin dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çfarëdo dhune të përdorur si mjet politik. Delawie tha se dhuna e ushtruar këta muaj, kujton periudhat më të errëta të historisë kosovare.
Ai ka vizituar ministrin në detyrë të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci.
Qëllimi i takimit sipas ambasadorit amerikan, ishte që t`i shprehë keqardhje për sulmin që i është “Kam ardhur për t`i shprehur bashkëndjenjat e mia lidhur me sulmin ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhi në fillim të javës. E kundërshtoj çdo lloj dhune, Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çfarëdo dhune të përdorur si mjet politik.
Kam shprehur shqetësimin tim personal lidhur me sulmin ndaj zonjës Stavileci dhe gjithashtu përcolla një letër nga Hoyt Yee, ndihmës-sekretarit tonë të shtetit, një letër të dërguar personalisht nga Hoyt lidhur me sulmin, shprehjes së bashkëndjenjes dhe shpresës për shërim sa më të shpejtë".
RTK e ka siguruar telegramin e dërguar nga ndihmë sekretari i shtetit Hoyt Yee. Në këtë letër, dërguar ministri Stavileci nga SHBA-ja, thuhet se solidarizohen me të.
“Dëgjova për sulmin qyqarë ndaj gruas tënde dhe dëshiroj që në emër të shumë miqve tuaj këtu në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, t`iu shprehë solidaritetin e plotë me ju dhe familjen tuaj dhe Vitore t`i urojmë shërim të shpejtë. Ne jemi të inkurajuar me deklaratat e autoriteteve se janë duke e hetuar këtë rast dhe shpresojmë se akterët do të sillen para drejtësisë”
Ambasadori Delawie tha se janë të bindur se Policia e Kosovës do të sjellë para drejtësisë kryerësit e këtyre veprave, përfshirë këtu edhe ata të rasteve të tjera që ndodhën muaj më parë.
“Jam i bindur që shumë shpejtë Policia e Kosovës do të jetë në gjendje ta zgjidh këtë rast. Më duhet ta ndërlidhi këtë sulm me ngjarjet tjera që kanë ndodhur rishtazi. Ishte rasti i sulmit ndaj ish-gazetares Arbana Xharra në muajin maj, sulmi ndaj u.d. drejtorit të përgjithshëm të qendrave korrektuese të Kosovës Sokol Zogaj, drejtorit të gazetarisë hulumtuese Insajder Parim Olluri dhe rastit për të cilin posa u njoftuam në Skenderaj ndaj Beqir Veliut i cili me gjasë ka ndodhur mbrëmë dhe akoma është duke u hetuar".
Delawie tha se dhuna e ushtruar këta muaj, kujton periudhat më të errëta të historisë kosovare, dhe se sipas tij, është i bindur se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të të njëjtit mendim me të, sipas ambasadorit amerikan Delawie, Kosova duhet të integrohet në Evropë duke luftuar çdo lloj dhune që shkaktohet sepse i bën shtetit regres.