Flet Behgjet Pacolli, kjo është e vërteta e marrëveshjes
Aktuale
September 03, 2017 - 20:24
Para pak minutash në Radio Televizionin e Kosovës u dha lajmi se është arritur marrëveshja në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re, për krijimin e qeverisë së re.
Por, këtë lajm, për “Zeri.info” e ka përgënjeshtruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Në një prononcim të shkurtër, Pacolli ka thënë se nuk ka qenë as në Kosovë këto ditë, e lëre më të ketë takime me PAN-in.
“Nuk ka marrëveshje, unë tani sapo u riktheva nga Zvicra”, ka thënë Behgjet Pacolli për “Zeri.info”
Së fundmi, akterë të koalicionit PAN kanë thënë se presin që brenda kësaj jave të krijojnë institucionet e reja, duke u mbështetur edhe përkrahjen e AKR-së, të cilën megjithatë duket se nuk do ta kenë ende. /Zeri/