Nesër mblidhet kryesia e PDK'së
Aktuale
September 03, 2017 - 21:30
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës nesër do të zhvillojë një takim, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit.
Lajmin e ka konfirmuar deputetja Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se në mbledhjen e nesërme do të kuptohen detaje rreth një marrëveshjeje të mundshme me AKR-në.
Ajo për klankosova.tv ka thënë se deri më tani nuk ka njohuri për ndonjë marrëveshje.
Deliu-Kodra nuk ka treguar për kohën e fillimit të takimit.