AGK dënon seleksionimin e mediave nga PAN-AKR me rastin e nënshkrimit të koalicionit

Aktuale September 04, 2017 - 21:22

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ashpër për mosftimin e medieve gjatë nënshkrimit të marrëveshjes se koalicionit PAN-AKR.

Në marrëveshjen e nënshkruar disa orë më parë vetëm një media e afërt me AKR-në, u lejua të përcjell nga afër nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Ky veprim ka nxitur reagimin e gazetarëve të medieve të Kosovës.

AGK konsideron se në këtë aktivitet do të duhej të ftoheshin të gjitha mediat pa përjashtim.

“Veprimi i sotëm i koalicionit PAN - AKR ka për qëllim ikjen e personaliteteve të caktuara politike nga mediat dhe gazetarët. Poashtu me këtë veprim, koalicioni në fjalë ka pasur për qëllim që diktojë raportimin e mediave për këtë marrëveshje që paraqet interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik”, thuhet ndër të tjera në reagimin  e AGK-së, drejtuar medieve.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatë të thellë me rastin e mosftimit të mediave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit PAN - AKR.

AGK konsideron se në këtë aktivitet do të duhej të ftoheshin të gjitha mediat pa përjashtim.

Veprimi i sotëm i koalicionit PAN - AKR ka për qëllim ikjen e personaliteteve të caktuara politike nga mediat dhe gazetarët. Poashtu me këtë veprim, koalicioni në fjalë ka pasur për qëllim që diktojë raportimin e mediave për këtë marrëveshje që paraqet interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik.

AGK kërkon angazhim më të madh të subjekteve politike, sidomos atyre që mëtojnë ardhjen në pushtet që të jenë të gatshme të ballafaqohen dhe bashkëpunojnë me gazetarët.

Me respekt,

AGK