Gashi: Lidershipi i LDK-së të jap urgjentisht përgjegjësi për AKR-në (Video)

Aktuale September 04, 2017 - 22:20

Deklarata e Pacollit për qeverisjen e LDK-VV kanë qenë retorike për me rritë pazarin e përfitimeve!

Arben Gashi, deputet i LDK-së, në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, i ka komentuar lidhjet e fundit politike, duke thënë se lidershimi i LDK-së duhet me marrë përgjegjësi per koalicionin që e ka bërë me AKR-në dhe ndarjen e saj.

Gashi ka thënë se problemi më i madh është në politikbërjen në vend, e ku PDK e ka pasurqe të mbetet me çdo kusht në pushtet.

“Mendoj se një Qeveri në mes të PDK-ës-AAK-së-Nismës dhe AKR-së me LDK dhe Vetëvendosjen në opozite ka me qenë shumë e vështirë për vendin”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se AKR si parti joparalmentare, me veprimin e saj po e fundos Kosovën, por problemi është PDK që me çdo kusht po tenton të mbetet në pushtet dhe të përfitojë prej pushtetit.