Prapaskenat e marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it (VIDEO)
Aktuale
September 04, 2017 - 23:14
Në Hajvali, në rezidencën e Behgjet Pacollit, Kadri Veseli bashkë me partnerët e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn e Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me kreun e Aleancës Kosova e Re.
Vet Veseli që në pesë seanca nuk arriti t’i sigurojë votat për tu bërë kryetar i Kuvendit tha se kjo marrëveshje është bërë për qytetarët e Kosovës.
Veseli tutje shtoi se nuk do të ketë vonesa në konstituimin e institucioneve, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradianj, u shpreh i nderuar me veprimin e Pacollit derisa u shpreh bindur se kjo marrëveshje do të funksionojë.