Përfundon takimi mes Bahtirit dhe Rakiqit
Aktuale
September 06, 2017 - 17:19
Ka përfunduar takimi mes kryetarëve të Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirit dhe Goran Rakiqit, të parit si përfaqësues i PAN-AKR dhe të dytit të Listës Srpska, raporton Gazeta Express.
Takimi i mbajtur në Prishtinë, në hotelin e kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, ka pasur për qellim finalizimin e marrëveshjes së koalicionit PAN-AKR me Listën Srpska për krijimin e qeverisë së re.
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur për rezultatet e takimit, pasi Agim Bahtiri me të dalë nga takimi nuk u deklarua për media.
Ai vetëm ka paralajmëruar se "shpejt do të kryhet".