Agim Bahtiri 'godet' PDK'në
Agim Bahtiri i AKR’së thotë se vazhdon të mendojë se PDK’ja është e keqja e këtij vendi.
Sipas kryetari të Mitrovicës, përkundër se tash AKR’ja ka marrëveshje me PAN’in për krijimin e institucioneve, pjesë e të cilës marrëveshje është edhe partia e Kadri Veselit, ai nuk i bije pishman për atë se çka ka thënë për PDK’në.
“Agim Bahtiri do të jetë çdo herë kundër të keqes. Dhe e keqja e vendit është PDK’ja. Nuk do të thotë se kemi hyrë në koalicion se ne do të shukatemi, jo do të jemi edhe më të zëshëm”, tha nënkryetari i AKR’së në një intervistë për Klan Kosovën, shkruan Gazeta Express.
“Unë jam shkuar me burrin i cili është taman burrë. Të cilin e kam mik dhe shumë mik, i cili është Ramush Haradinaj. Është familja më e respektuar e këtij vendi, pas asaj Jashari”, arsyetoj Bahtri shkuarjen në koalicion të partisë së Pacollit me PAN’in.
Ai ka dhënë edhe një version të tij se pse Haradinaj nuk largohet nga PAN’i.
“Haradinaj e ka dhanë një fjalë të cilën ai e mban”, tha kryetari i Mitrovicës.