Koalicioni PANA takim urgjent në Kuvend
Lajmi.net merr vesh se të gjithë këta liderë janë takuar edhe një herë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, megjithatë pa arritur ende marrëveshje.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e minoriteteve joserbe, deputetët Fikrim Damka, Myfera Shinik dhe Rasim Demiri.
I pari nga takimi ka dalë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, më pas edhe deputetët e minoriteteve tjera.
Burime të portalit tonë thonë se ata po bëjnë përpjekje që të harmonizojnë qëndrimet, respektivisht të gjejnë zgjidhje për kërkesën e Listës Serbe që të udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, ministri kjo që sipas marrëveshje PAN-AKR i takon kësaj të fundit.
Krerët e PAN-it kanë thënë sot gjatë ditës së institucionet do të themelohet gjatë kësaj jave, megjithatë mbetet ende e paqartë se si do të rrjedhin gjërat sonte.