Policia ndalon autobusët në Merdare (Foto)

Aktuale September 06, 2017 - 19:15

 

Në pikë kalimin kufitar në Merdare, Policia e Kosovës ka ndaluar dy autobusë me pasagjerë.

Burime të Indeksonline në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se arsye e kësaj ndalese ka qenë se po të njëjtit synojnë të kalojnë në Hugari dhe më pastaj si destinacion kanë vendet e ndryshme në perëndim.

Indeksonline ka kontaktuar disa herë radhazi zyrtarët policor lidhur me këtë rast, por që kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Kujtojmë faktin se tash e sa ditë disa të rinj dhe disa në moshë më të vjetër janë duke ikur me autobusë për në Beograd e më pas për Suboticë me shpresën se do të mund të ikin për në vendet më të zhvilluara./Indeksonline/

Image