Seanca nesër në orën 11:00 (Dokument)

Aktuale September 06, 2017 - 21:47

PANA dhe minoritet pas shumë negociatash të zhvilluara gjatë ditës dhe në mbrëmë, janë dakorduar për ndarjen e dikastereve.

Burimet e Indeksonline të afërta me takimin kanë konfirmuar se marrëveshja është finalizuar dhe se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet nesër.

“Po shpresojmë që ajo do të thirret nesër për në orën 10:00 sepse marrëveshja është finalizuar”, ka thënë një zyrtar i lartë i PAN-it.

Krejt mosmarrëveshja ka ndodhur për shkak të Ministrisë së Bujqësisë të cilën PAN fillimisht ia kishte ndarë Listës Serbe e më pas AKR-së./Indeksonline/

Image