Krasniqi: Krimet nuk do të mund t’i fshehin, gjithçka do të zbardhet nën qeverisjen e VV-së, që do të vijë shpejt
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar në drejtim të deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me vendosjen e Vettingut në Kosovë.
Krasniqi ka thënë se Veseli jo rastësisht ka bërë këtë kërkesë pasi sipas tij është i vetëdijshëm që qeveria e PAN, nuk ka jetëgjatësi më shumë se një apo dy vite.
Krasniqi ka theksuar se krimet nuk mund t’i fshihen dhe se gjithçka do të zbardhet nën qeverisjene VV-së që do të vijë shumë shpejtë:
Ky është postimi i plotë:
Jo rastësisht Kadri Veseli si prioritet absolut e paska vendosur procesin e vettingut.
Ai është shumë i vetëdijshëm që qeveria e PAN nuk ka jetëgjatësi më shumë se 1-2 vite. Prandaj po do që ta bëjë një proces sipërfaqësor vettingu, në mënyrë që të pastrojë pasurinë e pajustifikueshme dhe kriminale të tij dhe të Klanit Pronto, para se të largohen nga pushteti.
Pra, mund të themi që kjo do të jetë qeveri e fshehjes së krimit. Prandaj insistuan me çdo kusht që të mbeten edhe pak në pushtet.
E megjithatë krimet nuk do të mund t’i fshehin. Gjithçka do të zbardhet nën qeverisjen e VV që do të vijë shumë shpejt.