Molliqaj: Me ardhjen e Çaushit në Gjakovë, do ndalim krimin e korrupsionin (Foto)

Aktuale September 10, 2017 - 21:31

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj çaste më parë ka publikuar një status të tijin në Facebook, në të cilin është shprehur i bindur se Driton Çaushi, i cili është kandidat i VV-së për Gjakovën do i fitoj zgjedhjet.

Ai në këtë shkrim ka numëruar edhe disa arsyen se pse Çaushi do i fitojë zgjedhjet.

Mirëpo ai ia huq kur thotë se “Gjakova është lodhur nga udhëheqja kriminale e AAK-së”.

Kjo pasi që, rikujtojmë se Gjakova që 4 vite udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, e cila në kohën kur ishte zgjedhur kryetare ka qenë në AKR, ndërsa tani ajo është në Alternativa.

Ndërsa, më poshtë në status ai thotë se me ardhjen e VV-së në Gjakovë do të ndalet krimi dhe korrupsioni, duke nënkuptuar se edhe në qeverisjen e kryetares Kusari-Lila ka korrupsion.

Megjithatë, ky status nuk ka qëndruar për kohë të gjatë në lloagrinë e tij në Facebook, pasi vetëm pak çaste pas publikimit ai e ka fshirë këtë shkrim.