Ditë e madhe nesër në Kuvendin e Kosovës

Aktuale September 14, 2017 - 18:20

Nesër, më 15 shtator 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.  

Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

Agjenda si më poshtë:

9:30   Dyert e hapura të Kuvendit - Vizitë ndërtesës së Kuvendit

9:30  -  9:45     Hapja e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë (Holli i Kuvendit), Zenun Pajaziti, Forumi për Transparencë Parlamentare,  Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit

 09:45 - 10:00       Hapja e Panairit të OSHC-ve (Oborri i Kuvendit)

10:30 -  12:00      Forum mbi temën globale “Demokracia dhe parandalimi i konfliktit”

(Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara/ Përfaqësues I Përhershëm i UNDP-së, Përfaqësuesi i OSBE-së, NDI, UP, OJQ) (Salla 506, kati IV)

10:00 - 16:00       Aktivitete të jashtme - njëkohësisht

* Panairi i OSHC-ve         

* Sesioni i pikturimit

* Kuiz mbi Demokracinë

*Punëtoritë për Demokraci

12:00 – 13:00      Panel diskutimi - anëtarët e Kuvendit, ambasadori i Britanisë së Madhe (KDI)

(Holli e Kuvendit)

14:30 - 15:00      Ekspozitë pikturash/ ndarja e shpërblimeve 

                            Komisioni i jurisë do të përcjellë punën e piktorëve, do të përzgjedhë tri pikturat më të mira dhe do të bëjë ndarjen e shpërblimeve/çmimeve

17:00                  Edukimi i votuesve të rinj (KDI) - (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren)