Thaçi: Finalizimi i dialogut me Serbinë nxjerr tre fitues

Aktuale September 14, 2017 - 18:28

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka konsideruar se përmbyllja e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nxjerr tre fitues gjithsej, Kosovën, Serbinë dhe Bashkësinë ndërkombëtare.

Thaçi këto komente i ka bërë në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me ç'rast ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton edhe paqe për Ballkanin.

"Paqja mes Kosovës dhe Sebisë nënkupton paqen për Ballkanin perëndimor", ka theksuar Thaçi.

Ndërkohë, ka përsëritur edhe njëherë se për fazën e fundit të dialogut duhet të krijohet një ekip gjithpërfshirës. /Zeri