Caktohet mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë – Shqipëri

Aktuale September 14, 2017 - 18:58

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet më 27 nëntor të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Me një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në facebook, ku shihet nën shoqërimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Pacolli tha se ky takim ndodh pak para festës së madhe të shqiptarëve.

”Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërise; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama”.